Dushi: Kosova hyn në përvjetorin e pavarësisë mes krizash politike, izolimit dhe humbjes së besimit
Nënkreytari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka reaguar me një analizë kritike për situatën politike dhe institucionale në vend, një ditë para përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se shteti po hyn në këtë datë të rëndësishme pa atmosferë feste, por nën “hijen e dilemave të rënda politike, institucionale dhe shoqërore”.
Sipas tij, vendi po qeveriset nga një shumicë që është “formalisht e konsoliduar numerikisht, por jo politikisht”, ndërsa akuzon se gjatë viteve të fundit nuk janë prodhuar rezultatet e premtuara.
Dushi vlerëson se hendeku mes pritjeve të qytetarëve dhe realitetit mbetet i thellë, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe mirëqenien sociale.
Dushi ka përmendur edhe procesin në Gjykatën Speciale në Hagë, për të cilën shpreh shqetësimin se mënyra e zhvillimit të proceseve gjyqësore mund të ketë pasoja jo vetëm juridike, por edhe historike e morale, duke rrezikuar – sipas tij – relativizimin e luftës çlirimtare dhe themeleve të shtetësisë.
Postimi:



