Përvjetori i Pavarësisë, Haradinaj: I mangët pa çlirimtarët
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj tha se pavarësisht se është ditë feste, sipas tij, është e mangët pa çlirimtarët e Kosovës që aktualisht po gjykohen në Hagë.
“Si vet akti i Pavarësisë, është dita më e mirë për gjithë shqiptarët, por si pjesë se ku gjendemi tani, unë mendoj që sot është një ditë e cila na bën të mendojmë se a e kemi e dashur tamam lirinë”, tha Haradinaj nën emocione në KlanKosova.



