Maqedonia e Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: Ju urojmë stabilitet dhe prosperitet
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka uruar Kosovën në 18 vjetorin e pavarësisës shtetërore.
Ajo shkroi se vendit i uron “prosperitet dhe stabilitet”.
“Urime 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne ushqejmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit. Pres me padurim thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në interes të qytetarëve tanë”, shkroi ajo.
🇲🇰 🇽🇰
Congratulations on the 18th anniversary of the declaration of independence of the Republic of Kosovo. I wish you stability and prosperity.As friendly countries, we nurture good-neighborly relations and work toward fulfilling our shared vision for the European integration… pic.twitter.com/Mqk9FmrZ1m
— Гордана Сиљановска Давкова (Gordana Siljanovska) (@gogamkd) February 16, 2026



