Vendimi i gabuar në derbin e Italisë, kërcënohet me jetë referi

Vendimi i gabuar në derbin e Italisë, kërcënohet me jetë referi

Pas-derbi midis Interit dhe Juventusit në San Siro solli ditë të vështira për gjyqtarin La Penna.

Së pari, kartoni i kuq i gabuar për Kalulu për një faull ndaj Bastoni, pastaj përballja e ashpër ballë për ballë me Damien Comolli dhe reagimi i Giorgio Chiellini në tunelin e stadiumit.

Asgjë nuk mbaron me kaq, pasi La Penna ka marrë kërcënime për jetën, përcjell balkanweb.

Arbitri ka mbledhur materiale dhe i paraqiti ato në polici, i shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e familjes, gruas së tij dhe dy vajzave të vogla.

Çështja do t’i kalojë Zëvendës Prokurorit Sergio Colaiocco, i cili do të hapë një hetim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për disa kërcënime që La Pena ka marrë në rrjetet sociale.

 

Shpërndaje në: