Nis faza e “play-off”-it, përballje interesante në Champions sonte
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me katër përballje interesante në kuadër të fazës së “play-off”-it.
Dueli i parë i natës do të jetë ai mes Galatasarayt dhe Juventusit, e cila do të nisë prej orës 18:45.
Edon Zhegrova me shokë e mbyllën fazën e ligës në vendin e 13-të, kurse turqit në atë të 20-të”.
Ylli kosovar shpreson të ketë minutazh sonte për t’i treguar vlerat e tij dhe për ta ndihmuar ekipin në arritjen e objektivit – kalimin në fazën eliminuese të Championsit.
Nga ana tjetër, ekipi nga Stambolli do të llogarisë në tifozët e flaktë të tij për t’i mposhtur Bardhezinjtë.
E tri ndeshjet tjera të natës do të nisin prej orës 21:00.
Një ndeshje tjetër interesante sonte do të jetë ajo mes Benficas dhe Real Madridit.
“Los Blancos” u mposhtën në fazën e ligës nga portugezët në xhiron e fundit të fazës së ligës në një sfidë mjaft dramatike, ku, siç na kujtohet të gjithëve, kishte shënuar gol portieri i ekipit vendës në minutat shtesë.
Me kërshëri po pritet sfida franceze mes Paris Saint-Germainit dhe Monacos.
Kampionët aktualë të Evropës shihen si favoritë, por futbollit nuk i dihet kurrë.
Kurse, dueli i katërt i natës së sontme, por jo edhe më pak i rëndësishëm, do të jetë ai mes Borussia Dortmundit dhe Atalantës së Berat Gjimshitit.
Shumë rivalitet pritet edhe në ndeshjen Borussia Dortmund – Atalanta, por vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Benfica – Real Madrid.
Katër sfidat tjera të “play-off”-it të Championsit do të luhen të mërkurën mbrëma.




