Abdixhiku: Pavarësia e Republikës sonë, kulmi i një procesi shekullor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në seancën solemne në 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Ai tha se 18 vjet më më parë Kosova u bë shtet, por shumë më herët, Kosova kishte vendosur të jetë e lirë e të bëhej shtet.
“Ka ditë kur historia na fton të flasim, ka ditë kur na kërkon të dëgjojmë dhe ka ditë si kjo e sotshmja kur na kërkon të kujtojmë me dinjitet dhe të flasim me plot përgjegjësi”.
“ Sot teksa qëndrojmë në këtë tempull të shenjtë të Pavarësisë, ne duhet t’ia kujtojmë vetes se Pavarësia e Republikës sonë nuk ishte vetëm një akt dite, por është kulmi i një procesi të gjatë shekullor për mbijetesë, identitet dhe mbi të gjitha dinjitet”, deklaroi Abdixhiku.
“Në këtë ditë ne kujtojmë gjithë rrugën që na çoi deri aty”, shtoi mes tjerash kreu i LDK-së.
Hargreaves te Kuvendi për të uruar, përmend shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi



