Ushtarët gati për parakalimin derisa presin krerët institucionalë ta kryejnë seancën solemne

Ushtarët gati për parakalimin derisa presin krerët institucionalë ta kryejnë seancën solemne

Nga ora 11:30 është planifikuar parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Megjithatë, ende s’ka nisur për shkak të seancës solemne në Kuvend, e cila po vazhdon ende.

Ushtarët e policët janë rreshtuar në rrugën “Luan Haradinaj” dhe po presin krerët institucionalë. Bashkë me ta po presin edhe qytetarët që kanë dalë për të parë parakalimin.

Parakalimi do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” nga “Qafa” tek “Newborn”.

Shpërndaje në: