Tasholli nga “Liria ka emër”: Nuk do të ketë fjalime të politikanëve në marsh

Tasholli nga “Liria ka emër”: Nuk do të ketë fjalime të politikanëve në marsh

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka dhënë detaje lidhur me marshin për ish-krerët e UÇK-së i cili do të mbahet sot me fillim nga ora 14:00.

“Organizimi ka qenë shumë i madh edhe përgjigjja qytetare ka qenë shumë e madhe, gatishmëria e tyre”, tha ai.
Tasholli shtoi se në këtë marsh nuk do të ketë fjalime të politikanëve.

“Fjalime të politikanëve nuk do të ketë, do të jenë disa shenja të rikujtesës dhe rrugës tonë drejt lirisë. Do të ketë 2-3 paraqitje të artistëve”.

Momenti historik kur Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

 

Shpërndaje në: