Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së ndjekin marshin nga Haga
Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt marshin “Drejtësi, Jo Politikë” në Prishtinë.
Vëllezërit dhe nipat e Thaçit , djali i Jakup Krasniqit dhe familjarë të tjerë po e përcjellin drejtpërdrejt nga televizioni bashkë në Hagë këtë protestë në Prishtinë.
Në Prishtinë janë mbldhur mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrëse në këtë marsh, është edhe presidentja Vjosa Osmani.



