Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kishte ndërmarrje kriminale

Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kishte ndërmarrje kriminale

Diplomati kosovar, Glauk Konjufca është deklaruar nga Haga, lidhur me luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Gjykata Speciale po tenton shtrembërimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Ne patëm kritikën tonë për këtë gjykatë, gjykatë që fokusin e kishte padrejtësisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe unë jam këtu për ta konfirmuar edhe një herë se lufta jonë, lufta e popullit tonë, ishte luftë e drejtë, e pastër, ka qenë luftë mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i një populli tjetër, targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ka qenë policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë”, tha Konjufca.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale, dhe sipas tij, kjo e vërtetë do të dalë edhe në Gjykatën e Hagës.

Ai sot do të marrë pjesë në seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shpërndaje në: