Zbulohet kontrabanda me tonerë në kufirin e Vërmicës, vlera rreth 2300 euro

Zbulohet kontrabanda me tonerë në kufirin e Vërmicës, vlera rreth 2300 euro

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë realizuar një kontroll të detajuar ndaj një automjeti, pas deklarimit të drejtuesit të mjetit se nuk posedonte mallra për deklarim.

Sipas njoftimit zyrtar, është kryer kontroll fizik i automjetit, me ç’rast në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës.

Dogana ka bërë të ditur se vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave administrative nga njësitë kompetente.

Shpërndaje në: