Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi flasin pas orës 13:00 në Hagë

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi flasin pas orës 13:00 në Hagë

Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë nisi sot me fjalët e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, i cili tregoi rendin e ditës.

Smith bëri të ditur të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre pas kohës së drekës, pas orës 13:00.

“Të akuzuarit deklaratat e tyre do të japin pas pushimit të drekës në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, tha Smith.

Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë në krime lufte

 

Shpërndaje në: