Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Kryeqytetit në buxhetin 2026, vendim politik – po i ndëshkojnë qytetarët që nuk i votuan

Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Kryeqytetit në buxhetin 2026, vendim politik – po i ndëshkojnë qytetarët që nuk i votuan

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se mospërfshirja e buxhetit të Kryeqytetit në buxhetin e vitit 2026, nuk është vonesë administrative por vendim politik.

Rama ka ngritur dyshime nëse kjo është hakmarrje politike apo tentativë për, siç ka thënë, bllokimin e kryeqytetit.

“Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtojë buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik. Çdo veprim ndryshe është shkelje e parimit të barazisë institucionale dhe goditje direkte ndaj qytetarëve”, ka shkruar Rama.

“Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake. Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-tës, atëherë le ta thotë hapur: Po i ndëshkojmë qytetarët sepse nuk ka votuan neve!!!! Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!”, përfundon postimi i tij.

Shpërndaje në: