Albëria e quan lopë Arian Çanin, live në emision
Alberie Hadergjonaj, po komplimentonte njërën prej konkurrentëve në show-programin, “Your Sound Face Familiar”, ndërkohë që Arian Cani, si zakonisht ndërhyri duke ia hedhur poshtë vlerësimet pozitive për këngëtaren, nga ana e Alberies.
Në këtë rast, nuk u përmbajt Alberia dhe e krahasoi Canin me lopën, shkruan Magazina.al. “Kështu jemi ne shqiptarët, si lopa që e mbush tasin me qumësht dhe më pas me një shqelm”, tha Alberia duke iu revanshuar Canit.
Në këtë rast autori i emisionit Zonë e Lirë u zu ngusht, ndërkohë Alketa pa ditur se cfarë të bënte në këtë situatë, kërkoi marketing. Magazina.al



