Avokati i Jakup Krasniqit: ZPS s’i trajton të akuzuarit individualisht, i bie se çështja është kundër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Avokati i Jakup Krasniqit: ZPS s’i trajton të akuzuarit individualisht, i bie se çështja është kundër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Aiden Ellis, avokat i Jakup Krasniqit, i tha trupit gjykues se klienti i tij do të duhej të shpallej i pafajshëm kur gjykatësit të zbatojnë “me rigorozitet parimin e barrës së provës”.

Avokati tha se Prokuroria e Specializuar në Hagë, nga mënyra se si e ka shtruar çështjen, po kërkon dënim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I gjithë thelbi i përgjegjësisë personale është që kontributi i secilit prej të akuzuarve duhet të identifikohet individualisht për secilin prej tyre, sepse nëse mjafton që të mbështetesh te anëtarësimi në Shtabin e Përgjithshëm, atëherë në thelb i takon që çështja është kundër Shtabit të Përgjithshëm, jo kundër të akuzuarve individualisht”, tha ai.

Ai u shpreh besimplotë se gjykatësit do të pajtohen me “argumentet e parashtruara” prej avokatëve, dhe Krasniqi do të shpallet i pafajshëm./Periskopi

Shpërndaje në: