Thaçi: UÇK ishte organizim popullor kundër agresorit, roli i saj s’zbehet asnjëherë

Thaçi: UÇK ishte organizim popullor kundër agresorit, roli i saj s’zbehet asnjëherë

Hashim Thaçi ka thënë fjalën e fundit në Hagë.

Ai tha se rezistencën nuk e solli ai në Kosovë, por e gjeti mes njerëzve të vendit.

“Unë nuk isha ai që e transportova rezistencës nga Perëndimi në Kosovë, unë e gjeta rezistencën në Kosovë”.

“UÇK-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej nga agresori. Roli i saj nuk zbehet asnjëherë”, tha Thaçi.

Sipas tij, suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë i vendit me Perëndimin.

Shpërndaje në: