Thaçi përfundon deklaratën në Hagë: I vetmi vendim i drejtë është pafajësia
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur deklaratën në Hagë.
Ish-komandanti i luftës para trupit gjykues ka pasur një lutje.
Ai ka kërkuar vendim i Specialës duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, raporton Periskopi.
“Gjatë gjithë jetës sime unë isha përkrah popullit të Kosovës në mbrojtje të lirisë, jetës dhe dinjitetit njerëzor. Gjithmonë duke u udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë. Sot në përfundim të këtij procesi, e kam vetëm një lutje të nderuar gjyqtarë për ju, që vendimi juaj të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, provat dhe faktet dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë. Prandaj, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë” ka thënë ish-presidenti i Kosovës.



