Mbyllet seanca në Gjykatën Speciale – Kur do të jepet fjala përfundimtare për ish-krerët e UÇK-së? Flet gjyqtari Charles Smith

Mbyllet seanca në Gjykatën Speciale – Kur do të jepet fjala përfundimtare për ish-krerët e UÇK-së? Flet gjyqtari Charles Smith

Seanca gjyqësore në Gjykatën Specialë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është mbyllur, ndërsa do të pritet caktimi i datës për shpalljen e aktgjykimit, raporton Periskopi.

Gjyqtari, Charles Smith, ka deklaruar se trupi gjykues do të jetë në kontakt me ekipet mbrojtëse për datën e shpalljes së aktgjykimit.

“Do të vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm, sipas nevojës, me palët, për sa i takon datës së shpalljes dhe shqiptimit të aktgjykimit “, tha Smith.

Smith ka falendëruar ekipet  mbrojtjes dhe “të gjithë personat të cilët kanë ndihmuar për realizimin e suksesshëm të kësaj çështjeje gjyqësore”.

“Jemi ndjerë shumë të ndihmuar prej kontributeve për të siguruar drejtësinë e procesit dhe që ekipet e mbrojtjes dhe të akuzuarit kanë marrë shërbime efektive gjatë gjithë kohës”, tha ai, duke e falënderuar edhe stafin administrativ të gjykatës.

 

Shpërndaje në: