I përfshirë në dosjen “Epstein”- Arrestohet vëllai i Mbretit Charles të Anglisë
BBC ka raportuar se vëllai i mbretit Charles, ish-Princi, Andrew Mountbatten-Windsor, është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.
Deklarata e plotë e policisë:
Policia e Thames Valley ka publikuar një deklaratë ku thuhet:
Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, i dyshuar për shpërdorim detyre në funksion publik, dhe po kryejmë kontrolle në adresa në Berkshire dhe Norfolk.
Burri ndodhet aktualisht në paraburgim policor.
Nuk do ta bëjmë publik emrin e të arrestuarit, në përputhje me udhëzimet kombëtare. Ju lutemi gjithashtu të mbani parasysh se kjo çështje tani është aktive, ndaj duhet treguar kujdes me çdo publikim për të shmangur cenimin e procesit gjyqësor,.
Zëvendësdrejtori i Policisë, Oliver Wright, tha: “Pas një vlerësimi të plotë, kemi hapur tashmë një hetim lidhur me këtë pretendim për shpërdorim detyre në funksion publik.
Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë, ndërsa bashkëpunojmë me partnerët për të hetuar këtë vepër të dyshuar penale.
Ne e kuptojmë interesin e madh publik për këtë çështje dhe do të japim përditësime në momentin e duhur.
Kujtojmë se princi doli në dosjet e Epstein./Periskopi
Nga Elon Musk te Princi Andrew – Lista e njerëzve të fuqishëm të përmendur në dosjet e Epsteinit
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike



