Arrestimi i vëllait të Mbretit Charles, dalin pamjet, Policia para shtëpisë së Andrew në Sandringham

Arrestimi i vëllait të Mbretit Charles, dalin pamjet, Policia para shtëpisë së Andrew në Sandringham

Vëllai i Mbretit Charles të Anglisë, Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar këtë të enjte nën dyshimin për shpërdorim detyre. Ai është përballur me akuza të shumta për lidhje me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje ndërsa sot u zhvillua operacioni për arrestimin e tij. BBC ka publikuar pamje nga venngjarja ndërsa shihet policia pranë shtëpisë së Andrew në Sandringham këtë mëngjes.

“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.

Burri mbetet në paraburgim policor për momentin. Nuk do ta bëjmë të ditur emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare”, njoftuan autoritetet.

Ndihmës Shefi i Policisë Oliver Wright tha se kanë hapur një hetim mbi këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrën publike.

I përfshirë në dosjen “Epstein”- Arrestohet vëllai i Mbretit Charles të Anglisë

Shpërndaje në: