Orari i ndeshjeve të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll
Këtë fundjavë nis java e 21-të në futbollin kosovar, me ndeshje që pritet të jenë tejet interesante për tifozët.
Java hapet të shtunën me përballjen e vetme, ku Malisheva pret Dukagjinin nga ora 13:00.
Të dielën zhvillohen tri ndeshje tjera: Ferizaj do të presë Ballkanin, Gjilani përballet me Prishtinën, ndërsa Llapi do të ndeshet me Dritën.
Java përfundon të hënën me përballjen mes Drenicës dhe Prishtinës së Re.




