Zhegrova nuk bën pjesë në planet e Spallettit

Zhegrova nuk bën pjesë në planet e Spallettit

Të paktën gjashtë lojtarë të skuadrës aktuale të Juventusit nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm.

Në mesin e tyre është edhe Edon Zhegrova, futbollisti i Kosovës, ka njoftuar të enjten mediumi i njohur italian “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas gazetës italiane, Spalletti i ka identifikuar këta futbollistë, të cilët nuk do të jenë në planin e tij për edicionin 2026/2027, nëse ai do të jetë trajner edhe në atë kohë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

26-vjeçari Zhegrova ka luajtur në vetëm 374 minuta nga 18 ndeshje sa është aktivizuar në edicionin aktual./Periskopi/

Shpërndaje në: