Trump falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Po bën punë të shkëlqyera

Trump falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Po bën punë të shkëlqyera

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes, mbledhja e të cilit po zhvillohet aktualisht në Uashington.

Gjatë prezantimit, ai tha se Osmani po bën punë të shkëlqyera.

“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, tha Trump.

Po ashtu, presidenti amerikan u shpreh i nderuar edhe me praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Shpërndaje në: