Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.
Në rendin e ditës është parashikuar vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Përkujtojmë se buxheti prej 4 miliardë eurosh kaloi në lexim të parë javën e kaluar.



