Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Për herë të tretë radhazi, sot do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me sulmin e armatosur që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë kësaj seance, para trupit gjykues do të dalin Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët po akuzohen për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Në këtë sulm, rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë mbetën të plagosur.

Seanca pritet të fillojë në orën 09:30.

Shpërndaje në: