Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin para gjykatës
Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar në sallën e gjyqit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj tyre.
Në seancën e mbajtur një ditë më parë, prokurori i rastit, Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte nga ndihma juridike ndërkombëtare e SHBA-së, me të dhëna elektronike nga Meta dhe Google.
Ndërkohë, mbrojtja, përmes avokatëve Ljubomir Pantoviq, Millosh Deleviq dhe Jovana Fillipoviq, kundërshtuan ligjshmërinë dhe relevancën e provave, duke kërkuar ndërprerjen e shqyrtimit deri në pajisjen me të gjitha materialet e lëndës.
Po ashtu, dy të akuzuarit, Toliq dhe Maksimoviq, kërkuan që fotografitë dhe video-incizimet të përdoren për të dëshmuar pafajësinë e tyre.



