Pak minuta te Juventusi, Zhegrova pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”
Skuadra e Juventuesit pritet që të shkëpusë marrëveshjen me sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova, në fund të këtij edicioni.
Kështu ka raportuar të enjten mediumi italian i afërt me skuadrën e Juventusit, Tuttosport.
Zhegrova i cili u transferua me shumë bujë në ditën e fundit të afatit kalimtar, nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë te ‘Zonja e Vjetër’.
Sulmuesi kosovar është përdorur vetëm si zëvendësues pasi nuk ka arritur ta fitojë besimin e trajnerëve.
Përpos Zhegrovës, Tuttosport ka raportuar se Juventus planifikon të ndërpresë bashkëpunimin edhe me Oepndan.
Zhegrova është paraqitur në 18 ndeshje me fanellën e Juventusit, por nuk ka arritur të lë gjurmë.
Ai ka kontratë me gjigantin italian deri në verën e vitit 2030.



