Ish-prokurori i Hagës pë krerët e UÇK`së: Nëse këta burra dënohen, do të jetë një barrë e rëndë për shtetin e Kosovës

Ish-prokurori i Hagës pë krerët e UÇK`së: Nëse këta burra dënohen, do të jetë një barrë e rëndë për shtetin e Kosovës

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar në Politiko kërkesën për dënim prej 45 vitesh ndaj ish-krerëve në Hagë.

“Unë mendoj se më mirë është të mos them asgjë. Natyrisht, nëse këta burra, ndonjëri prej tyre, dënohet, atëherë do të kërkohej ekzaminim i hollësishëm i rolit të tyre”, u shpreh ai.

Nice theksoi se në rast të dënimit, kjo do të përbënte barrë për shtetin, sidomos në këtë fazë të zhvillimit.

“Nëse dënohen këta burra, do të jetë barrë për shtetin dhe në këtë fazë të zhvillimit për shtetin nuk është diçka që mund ta bartni lehtë mbi supe”, tha ai.

PDK i tërheq amandamentet e propozuara, Tahiri: Nuk e votojmë Buxhetin 2026

Shpërndaje në: