Genc Ninomi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.
Gjatë mandatit të kaluar, Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e ka uruar Nimonin për detyrën e re dhe i ka dëshiruara suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.



