Ambasada e SHBA-së për takimin Prattipati-Konjufca: U diskutua për forcimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar për takimin e të Ngarkuarës me Punë, Annu Prattipati, me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.
Në njoftim Ambasada thotë se kanë diskutuar për forcimin e raporteve diplomatike në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
“Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin rajonal dhe diplomacinë tregtare”, thuhet në njoftim.



