Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda një lokali

Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda një lokali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë me thikë.

vendngjarja vrasja

Ngjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve. Njëri u plagos rëndë me thikë dhe më pas ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç.

vendi i vrasjes

Konflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale, brenda një lokali.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime./Panorama/

Shpërndaje në: