Rey Manaj i “shpëton vdekjes”, dërgohet me urgjencë në spital pas një aksidenti
Ylli i Sivassporit Rey Manaj është dërguar me urgjencë në spital pasi i mbijetoi një aksidenti serioz automobilistik në Turqi.
Sulmuesi 28-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë u përfshi në përplasjen në rrugën Bagdad në Sivas, teksa po kthehej në shtëpi nga baza stërvitore e Sivasspor.
Pamjet që qarkulluan në mediat turke dhe shqiptare treguan makinën e Manajt të dëmtuar rëndë, me pjesën e përparme të shkatërruar pas përplasjes.
Shërbimet emergjente e transportuan menjëherë sulmuesin në spital, ku ai qëndroi gjatë natës për masa paraprake, përpara se mjekët ta shpallnin jashtë rrezikut.
Manaj ishte rikthyer te Sivasspor vetëm më herët këtë muaj dhe u aktivizua në barazimin 1-1 në udhëtim te Adana Demirspor të enjten.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka luajtur edhe për Granada, Albacete Balompie dhe Watford FC, ndërsa mbetet një emër i rregullt në kombëtaren shqiptare.
Ndërkohë, Manaj mbetet kyç edhe te Shqipëria ku kishte një rol të madh në kualifikueset e fundit të Botërorit, pasi shënoi gol edhe ndaj Serbisë derisa pritet të merr ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e muajit mars./Telegrafi
Sivassporlu futbolcu Rey Manaj, tesislerden evine dönerken trafik kazası geçirdi.
Aracında maddi hasar meydana gelen Manaj’ın sağlık durumunun iyi olduğu öğrenildi. pic.twitter.com/Q5YrBE8ooD
— Haber (@Haber) February 20, 2026



