Protestuesi në Shqipëri goditet me bombul gazlotsjellës në kokë
Momente tensioni janë shënuar sërish në protestën e opozitës.
Protestuesit edhe pse tashmë disi të shpërndarë nuk kanë ndaluar së hedhuri molotovë, fishekzjarrë apo bombula gazlotsjellës.
Së fundmi një nga protestuesit është goditur në kokë me bombul gazlotsjellës, ndërkohë është marrë menjëherë nga disa persona të tjerë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Sipas informacioneve deri tani nga protesta jane 2 të lënduar.
Vetem një person është paraqitur momentalisht në spital si pasojë e helmimit nga gazi. Nga ana tjetër, 7 persona janë shoqëruar në polici, ku disa prej tyre janë kapur me çanta me molotov.



