Vojvoda pas fitores ndaj Juventusit: Fitore e madhe ekipore, faleminderit Zot
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka festuar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme 2-0 të Como 1907 ndaj Juventus në Serie A.
Vojvoda, i cili shënoi gol dhe u shpall Lojtari i Ndeshjes, shkroi në Instagram:
“Fitore e madhe ekipore, Faleminderit Lariani, Forca Como. Faleminderit Zot”.
Futbollisti kosovar ishte një nga më të mirët në fushë, duke kontribuar me gol dhe me një paraqitje shumë të sigurt në mbrojtje.
Triumfi ndaj Juventusit përbën një sukses të madh për Comon, ndërsa Vojvoda po vazhdon të lërë gjurmë në elitën e futbollit italian./Periskopi
View this post on Instagram



