Napoli i Rrahmanit dorëzohet për titull, humb ndaj Atalantas
Skuadra e Atalantas ka shënuar fitore 2:1 ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Golat për skuadrën vendase i shënuan: Pasalic dhe Samardzic, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Të vetmin për mysafirët e shënoi Beukema.
Me këtë humbje, skuadra e Contes mbetet mbrapa në garë për titull kampion.
Napoli i Amir Rrahmanit ka 50 pikë, 14 më pak se lideri Interi (64)./Periskopi



