Barcelona feston, rikthehet në pozitën e parë pas fitores ndaj Levantes

Barcelona feston, rikthehet në pozitën e parë pas fitores ndaj Levantes

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në pozitën e parë pas fitores 3:0 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Golat për ekipin katalunas i shënuan: Bernal, de Jong dhe Fermin Lopez, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Me këtë fitore, ekipi i Hansi Flick ngritët në pozitën e parë me 61 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Real Madridi (60)./Periskopi/

Shpërndaje në: