Zelensky: Putini e ka nisur Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë fundjavë në selinë e qeverisë në Kiev, tha se, larg humbjes, Ukraina do ta përfundonte luftën me fitore.
BBC, pasi realizoi intervistë me presidentin ukrainas, tha se ai ishte kategorikisht kundër pagesës së çmimit për një marrëveshje armëpushimi të kërkuar nga presidenti Vladimir Putin, i cili po tërhiqet nga territori strategjik që Rusia nuk ka arritur ta kapë pavarësisht sakrifikimit të dhjetëra mijëra ushtarëve, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky i tha BBC-së se Putini e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore dhe e vetmja përgjigje ishte presioni intensiv ushtarak dhe ekonomik për ta detyruar të tërhiqet.
“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të kapë dhe si ta ndalojë atë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë të ndryshme jetese dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”.



