Momenti kur Artan Grubi arrestohet nga Policia
Janë publikuar pamje nga prangosja e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi i cili sot në orën 06:10 minuta në vendkalimin kufitarë Bllacë u privua nga liria.
Pamjet janë publikuar nga Alast-m.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria. Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.



