Ndahet çifti i famshëm pas shtatë vjetësh martesë
La La Anthony dhe Carmelo Anthony thuhet se janë ndarë.
Personazhi televiziv dhe lojtari i NBA, janë ndarë pas shtatë vjetësh martesë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Ata ndajnë një fëmijë së bashku, 10-vjeçari Kiyan Carmelo Anthony.
Burime për TMZ kanë pohuar se ndarja ka qenë miqësore dhe se La La tashmë ka lëvizur nga shtëpia e saj me Carmelo, e cila tani po jeton ndaras në New York.
Herën e fundit ata ishin fotografuar bashkë më 12 janar 2017. Pas kësaj, La La ka ndarë një fotografi me dy djemtë e saj në ditën e Shën Valentinit si dhe një foto të tyre së bashku më 14 mars.
Tani për tani, TMZ raporton se ish-çifti vetëm është ndarë dhe ende nuk ka zëra për divorc.




