PRESIDENTI – Java e numrave që (s’)janë

PRESIDENTI – Java e numrave që (s’)janë

Kjo javë do të jetë vendmitare nëse Kosova do të ketë president të ri apo vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në mungesë të numrave për presidentin e ri, raporton Periskopi.

I ndjerë komod si kurrë më parë për shkak të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur takimet me liderët e partive opozitare për të gjetur “një zgjidhje” për çështjen e Presidentit duke tentuar kështu që t`i ‘shmanget’ zgjedhjeve të reja.

50 numrat që i ka në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, e vetme, nuk mund të bëjë asgjë për të çuar përpara kompletimin e institucioneve të reja, përfshirë këtu edhe presidentin e ri.

VV nuk llogaritë në 7 votat që i ka “Lista Guxo” e të cilat në parim mund të jenë votë PRO Vjosa Osmanit, e cila përveç që ka thënë publikisht se synon edhe një mandat pesë vjeçar në krye të Presidencës, tash e sa kohë ka nisur në ‘heshtje’ që të sigurojë së paku 61 numra dhe kuorimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës, që do t`i hapte rrugë Osmanit të rizgjedhet edhe një herë si e para e shtetit.

VV s`ka votë për Osmanin

Vjosa Osmani në këto pak ditë që kanë mbetur duhet të punoj në dy fronte – Me partinë në pushtet të Albin Kurtit dhe me partitë opozitare në mënyrë që të sigurojë numrat e mjaftueshëm.

Burime të Periskopit kanë rrëfyer se në partinë e Kurtit ka zero disponim që 50 votat e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë pro Vjosa Osmanit për mandatin e dytë.

Megjithëse Albin Kurti ka pasur një takim me Bedri Hamzën e PDK e me Lumir Abdixhikun e LDK ( gjatë ditës) për gjetjen e një formule për Presidentin e ri, burime të gazetës kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje krejt në fund të afatit kushtetues e ligjor për presidentin, do të dal me një emër nga partia e tyre për President.

Ai është Glauk Konjufca.

Matoshi: Vjosa Osmani e ka zëvendësuar Kushtetutën me programin e VV`së – Rizgjedhja e saj do ta shndërrojë Kosovën në “parti-shtet”

PDK s`ka votë për Vjosa Osmanin

Aktualisht partia që drejtohet nga Bedri Hamza, PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin e sikurse nuk ka asnjë emër nga kjo parti për President që do të mund të dal nga një “konsensues” i partive parlamentare shqiptare.

Të dielën Bedri Hamza pati një reagim sa i përket zgjedhjes së presidentit.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese”, shkroi Hamza në Facebook pas takimit me kryeministrin Kurti, në zyrën e këtij të fundit.

PDK hipotetikisht mund ta votonte Vjosa Osmanin vetëm nga një presion i ‘jashtëm’ apo me kushtëzimet që lidhen direkt me fatin politik të ish krerëve të UÇK`së në Hagë …

LDK as as …. Nga 15 deputetë , 7 kundër Vjosa Osmanit

Në takimin e fundit publik e zyrtar që ka pasur Lumir Adbixhiku kryetar i LDK`së me Vjosa Osmanin për takimin e Bordit të Paqes, burime të Periskopit kanë thënë se Osmani e ka çelur pak me Abdixhikun edhe muhabetin nëse votat e LDK`së do të shkonin PËR Vjosa Osmanin në Kuvendin e Kosovës kurdo që mund të ketë një seancë për Presidentin.

Zyrtarisht as ky subjekt politik deri në këto momente nuk ka emër për President, por që një gjë është e sigurt – 15 votat e LDK nuk janë të sgurta për Vjosa Osmanin pavarësisht ‘insistimit’ të Lumir Abdixhikut.

Dy javë afat: Abdixhiku kërkon konsensus për Presidentin

7 nga 15 votat e këtij subjekti politik që në zgjedhjet e 28 dhjetorit ra në 13%, janë kundër Vjosa Osmanit e që për këtë situatë është i vetëdijshëm edhe vet kryetari i LDK`së Lumir Abdixhiku.

Nënshkrimet që s`i siguroj Ramush Haradinaj për President

I vetmi që ka folur publikisht se synon postin e Presidentit ka qenë Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se i ka kërkuar 30 nënshkrimet e partive opozitare për t`u propozuar për këtë post, por që kërkesa e tij ishte refuzuar qysh në fillim nga Bedri Hamza e Lumir Abdixiku, së paku deri në këto momente.

Haradinaj kishte thënë publikisht se i kishte shkruar letër Hamzës e Abdixhikut për takim për Presidentin por që nuk kishte marrë përgjigje.

Inati me Albin Kurtin dhe lobimi i Edi Ramës për Vjosa Osmanin

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka muaj që ka nisur të loboj në çdo takim, çdo zyre e koridor në mënyrë që Vjosa Osmani të jetë presidente e Kosovës edhe për një mandat pesë vjecar e që nënkupton mandatin e fundit.

Lobimi i Edi Ramës po shihet prej aeroplani për Osmanin sidomos te amerikanët.

Rama e thotë për herë të parë: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet, prokurorët donin t’i thyenin zyrën se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit

Raportet akull me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Albin Kurtin, Edi Rama po mundohet t’i zëvendësojë me Vjosa Osmanin e cila në syrin e kryeminisrit shqiptar po shihet si adresë e vetme në Kosovë për të çuar përpara proceset e mëdha që e presin Kosovën, si impelementimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi, anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Zgjedhje të reja në prill

Në një situatë kur në Kuvend mund të jenë dy kandidatë për president, njëri nga VV`ja e Vjosa Osmani me 30 ‘nënshkrimet’ e opozitës dhe pa një marrëveshje politike, dhe sa për t`i konsumuar procedurat që kërkohen me kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, atëherë vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Në rast se nuk ka numra për president deri me 4 mars, atëhere zgjedhjet e reja mund të mbahen dikur në mesin e prillit të këtij viti – 30 nga 45 ditë siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës.

 

Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin

 

 

 

Shpërndaje në: