Për arsye financiare, Napoli gati të shesë yllin e skuadrës
Napoli po pret oferta në verë për Scott McTominay.
Mesfushori, i ardhur nga Manchester United në 2024, ka shkëlqyer në Itali me gola dhe paraqitje vendimtare.
Megjithatë, për arsye financiare, Napoli mund ta shesë për rreth 80 milionë euro, transmeton Klankosova.tv
Rikthimi në Premier League, me Manchester Unitedin në garë, është një mundësi reale për verën e ardhshme.



