Cikloni bombë “ngrin” Nju Jorkun – Mijëra fluturime të anuluara, shkolla të mbyllura e borë rekord
Një ciklon i fuqishëm dimëror ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje të dendura dëbore.
Mbi 40 milionë banorë kanë marrë paralajmërimin për stuhi acari.
Zonat më të prekura mund të përjetojnë deri në 60 centimetra dëborë, ndërsa mbi 30 centimetra parashikohen në qytete si Filadelfia, Nju Jork dhe Boston, shkruan A2.
Kushtet ekstreme kanë bërë udhëtimin pothuajse të pamundur, me ndalesa të transportit publik dhe ndalim qarkullimi në disa zona.
Rreth 8 mijë fluturime janë anuluar, kryesisht në aeroportet e Nju Jorkut, ku është shpallur gjendja e emergjencës.
Autoritetet në qytetin ikonik amerikan kanë vendosur një ndalim udhëtimi gjatë natës.
Gjithashtu, janë mbyllur shkollat, për herë të parë që nga viti 2019 për shkak të dëborës.



