AUV-i tërheq nga tregu karamelet “Hello Kitty” nga Japonia, paralajmëron rrezik për konsumatorët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të ëmbëlsirave xhelatinoze të prodhuara në Japoni, Hello Kitty Apfel Koniac Gelee.
Sipas njoftimit, kjo tërheqje është bërë për shkak të rrezikut të mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin, të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.
“Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV-i ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11 qershor dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar.
Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin nr. 2026.1424 lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.
Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtijë produkti nga tregu dhe asgjësimin e tijë. Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.



