Kurti vizitoi mbrëmë bacën Rifat – A u propozua dikush nga familja Jashari për President? – Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kurti vizitoi mbrëmë bacën Rifat – A u propozua dikush nga familja Jashari për President? – Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Takimi u zhvillua 10 ditë para afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit – Kjo ishte edhe tema e diskutimit.

Kurti pas takimit, ku deklarua për media, ku përvecse ndau detaje nga ky takim, u pyet ndër të tjera edhe nëse ishte i saktë raportimi se mbrëmë në orët e vona të natës ishte në Prekaz te familja Jashari.

Kurti e pohoi se ka vizituar bacën Rifat Jashari, ku edhe tregoi se kanë folur edhe për zhvillimet politike – duke lënë të hapur dyshimet se “mund të propozohet për emër të Presidentit, dikush nga familja Jashari.”

Ja çka deklaroi ai:

Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat. Kur u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të të Pavarësisë, besuam që do të kishim mundësinë të rrimë e të qëndrojmë bashkë se sjemi parë kaherë, nuk ishte një mundësi e tillë dhe e kishim lënë që do të takohemi dhe shkuam atje. Biseduam për zhvillimet politike, për shumë cështje, por natyrisht se zgjidhja është në mesin e këtyre tri subjekteve politike.

Shpërndaje në: