‘Kuku sa rokada partiake për dy ditë’: Syla ironizon me takimet mes LVV’së e opozitës
“Rrokadë partiake” duke ironizuare ka quajtur gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, “hallakamën” politike në vend në prag të zgjedhjes së presidentit.
Kështu iu referua ai situatës me takimet politike mes opozitës e pushtetit në vend dje e sot, ku kryeministri Albin Kurti dje u takua me kreun ePDK-së, Bedri Hamza, e sot në Kuvend po zhvillon takim me Abdixhikun e LDK-së.
“Kuku sa rokada partiake për 2 ditë. Krejt kundër Albinit ne zgjedhje dhe krejt konstruktivë ndaj Albinit pas zgjedhjeve. Me gjase kur kthehen prej Hage Hasha e Kadria kane me pasë punë serioze me të gjithë”,shkroi Syla.
Kujtojmë se po të njëjtët liderë politik kishin fjalë e qëndrime krejt të tjera para zgjedhjeve.



