Kurti e priti emisarin europian në takim paradite – zotohet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Kurti e priti emisarin europian në takim paradite – zotohet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot paradite me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

“Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

ZKM tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”.

Shpërndaje në: