Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 23.02.2026-01:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
· Lipjan 23.02.2026-23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE , ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 22.022026-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte kanosur dhe shantazhuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Vushtrri 23.02.2026-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër-qift bashkëshortor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njeri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 23.02.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 23.02.2026 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 23.02.2026-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.



