Apeli shqyrton sot kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi
Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirim nga paraburgimi.
Veliaj kundërshton në Apel vendimin e 1 shkurtit të GJKKO, që i refuzoi zbutjen e masës së sigurisë.
Në Shkallën e Parë Veliaj kërkoi ndryshim të masës, duke ofruar edhe garanci pasurore, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij të izoluar.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, raporton A2CNN



