Barcelona përgatit 60 milionë euro për yllin 20 vjeçar të Lyonit
FC Barcelona po planifikon një ofertë rreth 60 milionë euro për transferimin e talentit belg të Lyonit, Malick Fofana.
20-vjeçari, që shkëlqen në Ligue 1, konsiderohet si një nga talentët më premtues në Evropë dhe si pjesë kyçe e rinovimit ofensiv të katalanasve.
Sezonin e kaluar ai regjistroi 11 gola dhe 6 asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.
Sipas mediave spanjolle, edhe pse së fundmi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, Barcelona mbetet e vendosur për ta mbyllur marrëveshjen gjatë verës.



