Presidenti nga familja Jashari?- Bedri Hamza tregon qëndrimin e tij
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar zhvillimet rreth një kandidatura të mundshme për president nga familja Jashari.
Në një intervistë për “Debat Plus”, ai ka thënë se PDK-ja do të flas nëse një emër i kësaj familje vije në Kuvend si kandidat për president.
“Nuk dëshirojë të flas pa ndodhur ngjarja. Është familje me shumë kontribute, të gjithë e dimë. Flasim me respektin më të madh, çka do që bëjnë për këtë familje nuk është ekuivalent i asaj çka kanë dha këta për vendin. Gjithmonë për familjen Jashari flas me kujdes dhe nuk flas para kohe”, ka thënë ai.
I pyetur nga autori i emisioni, nëse PDK-ja ka ndonjë preferencë brenda familjes Jashari, Hamza ka thënë se kjo parti nuk hyn në mes fëmijës.
“Nuk hyj unë në mes të familjes. Aty ka njerëz me vlera, i respektoj të gjithë, i njoh të gjithë personalisht dhe nuk lëshohem në emra të përveçëm. Nuk mund të them a do të jetë Bashkimi, Bekimi apo Murati”, ka thënë Hamza.



